Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00

Kryesia e Kuvendit caktoi për nesër në orën 11:00 seancën e kuvendit në të cilën do të shqyrtohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit nuk morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nëser pa asnjë dallim do të bashkohen deputetët  dhe të votojnë ratifikimin e demarkacionit.

“Nesër politika ka rastin që të bashkohet pas asnjë dallim. Kem para vetës një çështje me rëndësi, për forcimin e sovranitetit dhe lirinë e qytetarët tanë, që lidhet me lëvizjen e lirë  të shumë pritur drejt BE-së. Nesër do ta kenë parasysh që  mbi këtë çështje të  mos veprohet mbi inatin dhe debatet e së shkuarës apo kalkulimeve që mund të jene të thjeshta për të ardhmen sektare. Demarkacioni duhet të kalojë, jam shumë i sigurte se do të kaloj në seancë, unë besoj në përgjegjshmërinë e deputetëve, se interesi i qytetarëve është mbi interesin e deputetëve. Të kemi besim dhe shpresë të përbashkët dhe përkrahje që të kaloi ky vendim, që do ti hap përspektivë vendit tonë”,  ka deklaruar  Veseli.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nesër do të kërkohet ratifikimi i marrëveshjes që kërkon minimumi 80 vota.  Vetëvendosje e kundërshton ardhjen e marrëveshjes në kuvend. Ne konsiderojmë se të gjeturat e komisionit shtetëror janë të sakta, që na kanë bërë të ditur se kemi të bëjmë me gabime themelore. Ky raport shtetëror do të duhej të rrëzohej nesër në seancën plenare, ka theksuar ai.Në raportin e Shpetim Bulliqit thuhet që kjo marrëveshje mos të votohet. Demarkacioni në dy vitet e fundit nuk u miratua jo vetëm nga kundërshtimi i VV-së, por sepse shumë deputetë të LDK-së menduan se raporti i Murat Mehës është i gabuar. Nuk e di pse ata tani kanë ndryshuar mendje”, ka thënë Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se nesër Kuvendi duhet të ratifikojë marrëveshjen e vitit 2015.

“LDK-ja është me qëndrimin e njëjtë që e kemi pas tash e dy vite që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve për rrugën e perspektivës evropiane të Kosovës. Na vjen keq që koalicioni nuk ka ende votat për ta quar përpara këtë marrëveshje dhe ende s’janë unik për të quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme.Tashmë seanca është caktuar dhe nuk janë ende unik si koalicion qeverisës për ta quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.Më vjen mirë që disa prej partive, kanë reflektuar që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka theksuar se beson që nesër do të arrihet votimi i Demarkacionit dhe se qëndrimi i PDK-së për demarkacionin është konsistent.

“Siç e dini sot gjatë ditës kemi pasur rastin që ta rikonfirmojmë për të satën herë qëndrimin e pandryshueshëm që më shumë se dy vite gati tri të PDK-së sa ë i përket ratifikimit të marrëveshje s demarkacionit me Malin e Zi.Ne në mënyrën unanime si parti do ta votojmë pro projektligjin që do të vihet në votim. Pro Demarkacionit do të jenë 23 vota, aq deputetë sa jemi në këtë legjislaturë nga PDK-ja.Shpresojmë se qysh nesër në ora 11:00 do të konsumohet diskutimi dhe të votohet nesër apo në momentin që do të jetë kuorumi i mjaftueshëm për ta proceduar meqenëse është projektligj që kërkon 2/3, dhe t’i hapim rrugë procesit tjetër të rëndësishëm liberalizimit të vizave që për një kohë ka zgjatur padrejtësisht, ka theksuar Krasniqi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se nesër pritet të ratifikohet marrëveshja,e cila mundëson rishikimin dhe korrigjimin e vijës kufitare.

Pas mbledhjës së Kryesisë së Kuvendit, Isufi ka thënë se ata janë në bisedime me gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe shpresojnë se Demarkacioni nesër do të kalojë.