Reagon zyra e kryeministrit për ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së: I merr dy pensione

Në kohën kur shumë qytetarë po e lëshojnë vendin përmes rrugëve ilegale dhe atyre legale (me viza pune), një vendim të tillë e ka marrë edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Shqiprim Lika.

Lika ka thënë se vendin nuk e ka lëshuar në kohën e luftës, por tani po ikën nga atdheu për shkak se i ka humbur shpresat se do të bëhet mirë.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla në një prononcim për Fokusi.info deklaroi se Lika gëzon dy pensione.

“Ish-ushtari i UÇK-së, Shqiprim Lika, gëzon dy pensione atë të invalidit dhe të TMK-së, thotë këshilltari i Haradinajt njëherit drejtor i zyrës së kategorive të dala nga lufta”, Gazmend Syla.

“Ai e gëzon të drejtën e pensionit të invalidit të luftës. Minimalja e shkallës së invaliditetit është 225 euro, minimalja e pensionit të TMK-së është 170 euro”, tha Syla.

Po ashtu, Lika ka edhe një banesë në Klinë të cilën ia ka dhënë Kuvendi Komunal. Madje ai së fundmi përveç rreth 400 eurove benificione nga shteti ishte punësuar edhe në një kompani private.

Paravësisht kësaj, Lika ka vendosur ta lë Kosovën./Fokusi.info/

dashuri-qe-nuk-shuhet-kurr-5-702x459