​​Veseli për tërmetet: Jemi të gatshëm të mbështesim motrat dhe vëllezërit shqiptarë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë prekur nga tërmetet e sotme.

Lideri i PDK-së ka shkruar në Facebook se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”, shkruan Veseli.