​Gashi: S’ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka pranuar se zgjedhja e presidentit po vështirësohet, pasi nuk po ka vullnet të partive politike.

Ai ka thënë se koaliconi aktual qeverisës ka diku 64 vota dhe se për zgjedhjen e presidentit duhen 80 vota, gjë që është e vështirë.

“Ne kemi një koalicion qeveritar që i ka 64 deputetë. Kemi një kërkesë kushtetuese që për të zgjedhur presidentin duhet të marrin pjesë në votim 80 deputetë. Dhe po ashtu kemi sjellje të obstruktivitetit total të dy partive opozitare për këtë çështje, por si duket se ka disa muaj që sjellje të tillë ka edhe partneri i qeverisë Lista Serbe. Pra, jemi në një situatë kur nuk është lehtë të zgjidhet presidenti. Nuk ka vullnet politik për të zgjedhur president. Sepse nuk po shihet vullnet te partitë politike”, tha ai të DTP Fidani në T7.