​Kanosje me armë, arrestohet një burrë nga Klina

Policia e Kosovës raporton se në fshatin Gremnik të Klinës është arrestuar i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka kanosur me armë një person tjetër.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma TT, një karikator me dy fishek dhe tre gëzhoja.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/