​Mbi 400 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 456 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është bërë e ditur për 13 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërkohë që asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me koronavirus.

Në këtë raport bëhet e ditur edhe për shërimin e 21 qytetarëve.

Njoftimi i fundit nga IKSHPK:

Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Në total numri i rasteve aktive është 456./Fokusi.info/