“Jap dorëheqjen nëse ai nxjerr këtë marrëveshje”, Zeka sfidë Berishës dhe bën publike prapaskenat: Ai është marrë në mënyrë ekskluzive me…

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mendon se u shpall ‘non-grata’ nga SHBA ngaqë ka denoncuar publikisht projektin për ndarjen e kufijve.

Por gazetari Milaim Zeka, e sfidoi Berishën që të nxjerrë marrëveshjen që flet për ndarjen e Kosovës

Ai e sulmoi ish-kryeministrin, duke shtuar se ka sajuar për ish-presidentin Hashim Thaçi se ka projektuar ndarjen e Kosovës.

“Nëse Sali Berisha apo Albin Kurti apo cilido politikan mund të dëshmojë përmes ndonjë dokumenti që ka ekzistuar një para marrëveshje për ndarjen e Kosovës, jam dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia publike, edhe nga profesioni i gazetarit.

Të gjitha këto janë sajesa dhe mbulesa nga ana e Sali Berishës, por edhe nga e Albin Kurtit. Berisha për fatin e keq dhe për fatin e zi të kombit shqiptar është marrë në mënyrë ekskluzive me akuzat më banale dhe më fyese ndaj ish-presidentit Thaçi duke e akuzuar për diçka që nuk ekziston.

Që Thaçi ka patur plan të ndajë Kosovën, kjo është teori në mendjet e sëmura të njerëzve. Hashim Thaçi ka bërë 1 milion gabime e të këqija në politikën e brendshme të Kosovës, por që ka dashur të ndajë Kosovën, këtë nuk e beson asnjë njeri gjysmënormal, jo më normal”, tha Milaim Zeka.