​Vdesin edhe dy pacientë, njëri me Covid-19, për tjetrin pritet të konfirmohet

Kanë vdekur edhe dy persona me Covid-19 në Kosovë.

“Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.

Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese, thuhet tutje.