Konjufca: Zotëri Haradinaj, ju lutem kujdes fjalorin parlamentar

I pari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ndërhyrë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në fjalën e tij në seancë, duke i thënë që të ketë kujdes fjalorin parlamentar, derisa Haradinaj e pyeti kryeministrin Kurti nëse është i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe.

“Zotëri Haradinaj, ju lutem kujdes fjalorin parlamentar”, tha Konjufca në ndërhyrjen e tij gjatë fjalimit të kryetarit të AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg
“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.