10 të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 10 pasagjerë.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura, ndërsa gjashtë femra dhe katër meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.