10 të lënduar pas uljes së aeroplanit Prishtinë-Zvicër

Si pasojë e përfshirjes në turbulencë të një avioni Airbus 310 që vinte nga Prishtina, të paktën 10 pasagjerë kanë mbetur të lenduar.

Sipas agjencisë “20 min”, një avion i linjës ajrore, që udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Baselit, është përfshirë në një turbulencë. Ndërsa gazeta “Bota sot” mëson se numri i tyre është edhe më i madh.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet më të afërta, pas uljes së avionit në aeroportin “EuroAirport”.

Këtë e ka konfirmuar edhe Vivienne Gaskell, zëdhënëse e këtij aeroporti.

Zëdhënësja Gaskell nuk ka dhënë asnjë informacion mbi shkaqet se si erdhi deri te kjo turbulencë.