Mbi 500 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 509.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 142, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3 mijë e 138.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 823 mijë e 985 doza të vaksinës.

Deri më sot 821 mijë e 211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100 mijë e 687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.