10 të vdekur dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Sot në Shqipëri janë regjistruar 10 viktima si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit nga 3218 testime, 616 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.