Gjendet e vdekur në rrugë një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka njoftuar se e ndjera është gjendur e shtrirë në afërsi të një objekti.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka bërë të ditur Ahmeti.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, njofton tutje ajo. /Fokusi.info/