10,183 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 10,183 raste aktive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka arritur në 118,752.

Të shëruar janë 106,278 pacient si dhe të vdekur janë 2,291 persona, transmeton Fokusi.info.

Për menaxhimin e pandemisë në vend ka filluar edhe dhënia e vaksinave kundër COVID-19, deri tani 601.701 doza të vaksinës janë marrë nga qytetarët, prej tyre 213.279 janë të vaksinuar me të dyja dozat.