13 viktima dhe 14 raste të reja me Covid në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë kryer 1489 testime, ndërsa janë regjistruar vetëm 14 raste të reja pozitive.

Sipas qyteteve, 10 raste janë shënuar në Shkup, ndërsa nga një rast në Makedonski Brod, Kumanovë, Kavadar dhe Resnje.

Kanë ndëruar jetë 13 pacientë. Bëhet fjalë për 3 pacientë nga Shkupi, 3 nga Gostivari, dhe nga një nga Strumica, Kavdari, Prilepi, Koçani, Tetova, Gjevgjelia dhe Vallandova.

Ndërkohë janë shëruar 103 pacientë.

Deri tani gjithsej janë infektuar 155071 pacientë. Prej tyre, 147043 janë shëruar, 5342 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 2686.