IKSHPK publikon raportin, ky është numri i rasteve të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të dhënat e fundit me COVID-19.

Sipas IKSHPK’së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja nga 2,112 teste.

Gjithashtu, në 24 orë është regjistruar një rast i vdekjes dhe janë shëruar 9 pacientë.

Aktualisht në Kosovë janë 174 raste aktive.