15 milionë euro nga BE, Rama: Është fondi i parë, ja kur vjen ndihma e dytë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se fondi 15 milionë euro i akorduar nga Komisioni Evropian është vetëm faza e parë, pasi do të ketë sërish ndihma nga BE.

Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë një konferencë donatoresh të organizuar nga KE, për të cilën shpreson të mbahet jo më larg se në janar.

“Fondi i dhënë nga KE, 15 milionë euro, është vetëm fillimi. Do ketë sërish ndihma. Presidentja e KE më ka konfirmuar që së shpejti do të kemi një konferencë të madhe donatorësh. Kam kërkuar që të realizohet, jo më larg se janari. Ne kemi numrin më të madh të imagjinueshëm të ekipeve që po bëjnë ekspertizën e banesave”, tha Rama.

Po kur do të akordohet ndihma e dytë?

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, tha se ndihma e dyte do të akordohet pasi të evidentohen dëmet.

“Fillimisht do të bëhet evidentimi i dëmit për t’u njohur me vlerësimin për nevojat”