Federata e Shëndetësisë sot merr vendim se a do t’i bashkohet grevës

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik.

Kjo për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik, shkruan Front Online.

Por, kësaj greve sot nuk i është bashkuar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK).

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, nënkryetari i federatës së Shëndetësisë, Bajram Kryeziu.

“Jo, sot mblidhet urgjent kryesia dhe aty vendoset. Pas takimit, dalim me deklaratë zyrtare lidhur me këtë”, është shprehur shkurt, Kryeziu, për Front Online.

Ndërsa, që kanë mëdyshje për t’iu bashkuar kësaj greve ka treguar për Front Online edhe /Front Online edhe kryetari i këshillit grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rrahman Jasharaj.