15-vjeçarja nga Podujeva merr mirënjohje nga presidenti amerikan, Donald Trump (foto)

15-vjeçarja nga fshati Gllamnik i Podujevës, Kanita Abdullahu, ka marrë mirënjohje nga presidenti Amerikan, Donald Trump, shkruan Gazeta Blic.

Asaj i është ndarë mirënjohje në shkollë për sukses të shkëlqyeshëm me notë mesatare 98.5 për qind, në Amerikë në qytetin e El Pasos.

Këtë mirënjohje llapjanes, ia ka nënshkruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kanita, është vetëm njëra nga vajzat nga Podujeva, që po shfaqin suksese të jashtëzakonshme nëpër vende të ndryshme të botës.