163 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore janë kryer 1.636 teste, ndërkohë që janë regjistruar 163 raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet janë si në vijim: Shkup-52, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-33, tetove-4, Strugë-7, Veles-2, Manastir-5, Ohër-1, Kavadar-4, Gostivar-17, Strumicë-2, Koçan-2, Probishtip-2, Demir Hisar -3, Makedonski Brmod-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-1 dhe Resnjë-1.

“Nuk është regjistruar asnjë viktimë. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 69 pacient të shëruar. Nga Shkupi-41, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Terovë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-6, Probishtip-1”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.