166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 166 raste, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 107,665.

Ndërsa, numri total i të shëruarve është 105.292, të vdekur nga koronavirusi janë 2,252 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.