Kuvendi ratifikon marrëveshjen për IPA 2018

Me 96 vota ‘për’ deputetët e Kuvendit të Kosovës para pak minutave votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pas kësaj pikë në rend dite është vetëm Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.