17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 433 numri i të infektuarve  

Gjatë përditësimit të të dhënave për rastet me koronavirus në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se numri I të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 433.

Vetëm në 24 orët e fundi janë shtuar 17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Rakacolli bëri të ditur se nga 259 të testuar në 24 orët e fundit, vetëm 17 prej tyre kanë dalë pozitive.

Ndërsa numri I të shëruarve ka shkuar në 197.