18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 18 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Edhe ditën e djeshme, rastet e reja ishin 18.

Përditësimi i situatës së COVID19:

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.

Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.  Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Ju informojme se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)
Testime totale- 11988
Testime molekulare- 11458
Testime serologjike- 530
Raste pozitive- 916
Raste të shëruara- 705
Raste aktive- 180
Humbje jete- 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 77
Krujë- 46
Shkodër- 16
Kamëz- 12
Berat- 10
Durrës- 9
Fier- 5
Elbasan- 2
Kurbin- 1
Mirditë- 1
Korçë- 1