19 vjet nga befasia më e madhe në botën e boksit (video)

Pikërisht 19 vjet më parë, ka ndodhur një nga befasitë më të mëdha në botën e boksit.

Deri atëherë, boksieri i panjohur Hasim Rahman tronditi botën kur mposhti sundimtarin absolut në botën e boksit, Lennox Lewis.

Në ndeshjen e zhvilluar në Afrikën e Jugut, Rahman si një boksier pak i njohur, shtangu të gjithë, kur hodhi në tokë Lewisin.

Të gjithë prisnin që Lewis të mbronte lehtë titullin e botës, por një mrekulli ndodhi në raundin e pestë.

Një e djathtë perfekte e Rahman, gjuajti në tokë Lewisin, me gjyqtarin që pastaj ndaloi ndeshjen.

Kjo ishte vetëm humbja e dytë në karrierën e Lennox Lewis./Lajmi.net/