20 vjet nga masakra e Poklekut

Sot bëhen 20 vjet nga masakra në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, kur forcat ushtarake dhe policore serbe kanë masakruar, vrarë, pastaj edhe i kanë djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të parmatosur, duke filluar prej foshnjeve gjashtëmuajshe e deri te pleqët 75 vjeçar.

Me këtë rast, do të mbahet homazhe në kompleksin memorial nga ora 09:00.

Pas kësaj, do të mbahet edhe akademi përkujtimore, ku do të hapet edhe ekspozitë me fotografitë e të rënëve.

Në këtë akademi do të merr pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.