23-vjeçari që u vra mbrëmë është djali i një dëshmori, ka lindur disa muaj pasi iu vra babai

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë te “Ujëvara e Mirushës” në Klinë, ku u vra një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezër të tij, pas kohës së iftarit.

Fazli Hoxha mbeti i vdekur, pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori, ndërsa vëllezërit e tij u plagosën me armë dhe u lënduan me mjete të forta nga katër të dyshuar, të cilët janë arrestuar.

I riu që u vra ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

23-vjeçari është djali i dëshmorit Fazli Hoxha, i cili u vra para 23 vitesh. Disa muaj pasi ai u nda nga jeta, ka lindur Fazliu, i cili e trashëgoi emrin e babait.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.