“26 vjeçar” – Gjyqtari i Speciales e lavdëron trimërinë e Remit për të luftuar në moshë të re

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrustem Mustafa, edhe sot e ka vazhduar dëshminë e tij ku është pyetur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, lidhur me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

I pyetur nga gjyqtari Rrustem Mustafa

“Atë natë kur u takove me shokët dhe po e diskutonit të ardhmen e zonës së Llapit, sa vjet keni qenë”, e pyeti gjyqtari Remin.

“Ka qenë viti 1997 kam qenë 26 vjeçar”, ia ktheu Remi.

“Nuk po them që ka diçka gabim lidhur me këtë, por është shumë e madhe domethënë për të qenë i aftë për ta bërë në atë moshë 26-vjeçare”, tha Charles Smith.

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ditës së hënës ka thënë se shumica e anëtarëve të Shtabit ishin jashtë Kosovës gjatë luftës.