29 vjeçari vdes në gjumë në Gjermani

Almir Peci 29 vjeçar nga fshati Zhazhë e Mitrovicës ka vdekur derisa ishte në gjumë në Gjermani.

Rastin për vdekjen e të riut mitrovicas e kanë konfirmuar familjarët e tij, shkruan Reporteri.net.

“Miqë dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot me datën 28.05.2019, pa pritur ndërroj jetë në Gjermani djali i vetëm i vëllaut Almir ( Milazim) PECI, në moshen 29 vjeqare! E lusim te madhin All-llah që ta pranoj ne Xhenet!
I perjetshem dhe i paharrushëm do të mbetet kujtimi per ALMIRIN, djalin ma të mirë që patem deri me sot. Me dhimbje të thellë do te kujtojmë pergjithmonë e gjithë familja Almirin tonë të dashur!”, ka shkruar në Facebook një nga familjarët e tij.