Astronauti bie në trekëndëshin e Bermudës, ja çfarë ndodhi

0
27

Para se të bëhesha astronaut, kam dëgjuar rrëfime për astronautët, të cilët kanë fluturuar në kozmos, kanë parë shpërthime të ndritshme si pasojë e rrezatimit, thotë Terry Virts, një ish-astronaut i NASA.

Në natën e pestë të fluturimit të parë në misionin nga Space Shuttle Endeavour, ndodhi diçka pikërisht kur ai shkoi për të fjetur.

“Sapo mbylla sytë kur … bum!” Një shpërthim i ndezur shpërtheu para syve të mi dhe nuk dëgjova asgjë,” tha Virts për BBC.

Me fenomene të tilla të çuditshme, së shpejti do të ndeshen korporatat që bëjnë udhëtime në univers. Për shembull, SpaceX i Elon Musk, i cili disa kohë më parë lansoi me sukses raketën e tij të ngarkesave, shumë më aktive dhe i ktheu pjesët e saj përsëri në Tokë.

Ajo që përjetoi  Virts nuk është befasia e vetme që iu ndodh astronautëve në kozmos, por gjithsesi është njëra nga më të pazakontat. Ajo çfarë ai përshkruan quhet anomalia jugatlantike (SAA) dhe është e pranishme te njerëzit që e kanë përjetuar – duket si shpërthim pa zë.

SAA nuk është vetëm një shembull i pazakontë. Ai vepron edhe në kompjuterë dhe njerëzit para veprimit të SAA janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të shtuar, transmeton KosovaPress.

SAA ka marrë emrin “trekëndëshi kozmik i Bermudës”. Në fillim të fluturimeve në kozmos ky fenomen nuk përfaqësonte problem të veçantë, por me kalimin e kohës ishte problem gjithnjë e më i madh dhe viteve të fundit është bërë pothuajse akut.

Arsyeja e kësaj është se fluturimet dhe astronautët gjithnjë e më shumë varen nga ndihma e kompjuterëve dhe kur arrini në kozmos, gjëja e fundit që dëshironi janë kompjuterët nga të cilët vareni dhe për një kohë të shkurtër bëheni të çrregulluar total.