35 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

35 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 23 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 35 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.