37 vjeçarja gjendet pa shenja jetë të Fakulteti Teknik, Policia jep detaje

Një 37 vjeçare është gjendur pa shenja jetë sot në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.