4 garues nga Kosova pjesë e garës ndërkombëtare të vrapimit në Turqi

Ekipi i KTRA-së (Kosova Trail Running Association) është duke marrë pjesë në garën ndërkombëtare Capadokia Ultra Trail në Turqi.

Kjo garë do të jetë me distancë 119 km dhe në të do të marrin pjesë 4 garues të grupit KTRA nga Kosova.

Gara do të fillojë nga ora 07:00 me orën tonë lokale, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është gara e vetme e këtyre garuesve, pasi që kanë marrë pjesë edhe në disa gara të tjera:

Maratonën e Parisit, Ultra-Trailin e Qipros 80km, Ultra-Trailin e Krali Marko, Maqedoni 31km, 65km dhe 110km,Gjysmë-maratonën e Prishtinës dhe Tiranës, Maratonën e Firenzes dhe Maratonën Ulqin – Shkodër me rastin e festës së Flamurit./Indeksonline/.