Kurti bën homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Kreu i VV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëpartiak dhe prindërit e Astrit Deahrit kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti është nënshkruara në librin e zisë. Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 11:30.

Kurse prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.

Ata do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë.