Banesa në katin e tetë u përfshi nga flaka, nëntëvjeçari qëndroi përjashta dritares mbi pajisjen për kondicionimin e ajrit (Video)

Flakët që përfshinë banesën e një ndërtese në Rusi, kanë bërë që një fëmijë nëntëvjeçar të del prej dritares.

Derisa qëndronte mbi pajisjen për kondicionimin e ajrit, ai bërtiste fuqishëm dhe kërkonte ndihmë, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit që provuan t’ia ofronin një palë shkallë, e patën të pamundur, shkaku i disa pemëve që ndodheshin poshtë. Meqenëse arritën të shuanin flakën, atë e kthyen sërish mbrenda të pa lënduar.

Raportohet se ai ka qenë vetëm në banesë, ndërsa ushtrimet për alpinizëm, besohet t’i kenë ndihmuar që të shpëtonte nga kjo situatë.