440 raste aktive me COVID në gjithë Kosovën

Aktualisht në gjithë Kosovën, rastet aktive me COVID janë 440, ndërkaq vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja.

Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit ishte 17, duke bërë që ky numër prej fillimit të pandemisë të shkojë në 157 mijë e 419.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk ishte shënuar asnjë vdekje nga ky virus.