4446 delegatë pro shkarkimit të Bashës, sot mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur sot në orën 15:00 mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për të votuar një rezolutë të posaçme për situatën e krijuar në PD.

Në të do të kërkohet shkarkimi i kryetarit të këshillit Edi Paloka, shkarkimi i anëtarëve të kryesisë që kane shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetareve të degëve të PD. Po ashtu edhe shkarkimi i 4 sekretarëve.

Kjo vjen pas Kuvendit të thirrur një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në të cilin u votua për shkarkimin e kryetarit aktual demokrat Lulzim Basha. 4446 delegatë votuan pro shkarkimit të Bashës 36 prej tyre kundër dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë të pavlefshme./a2news