Tensione para KZAZ nr.42 të Kavajës (Video)

Mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara KZAZ nr.42 në Kavajë duke kërkuar nxjerrjen e materialeve zgjedhore.

Protestuesit janë përplasur me forcat policore, pasi tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme të KZAZ.

Uniformat blu kanë hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.