Policia e Kosovës gjen veturën që u përdor për plaqkitje në Suharekë

Burimet e televizionit brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaqkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u vodhën ari në vlerë mbi 200 mijë euro është gjetur në bjeshkë.

Sic mëson Dukagjini, veturën policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshket e Devetuakut, saktësisht në trekëndeshin Jezerc-Budakovë-Devetak.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga Policia.

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për “unazën e çeliktë”, e cila urdhëron të gjitha patrullat e Policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai.