Në 24 orët e fundit sulmohen të paktën 14 KZAZ (video)

Policia e shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë sulmuar të paktën 14 KZAZ.

Përmes një konference për shtyp, policia e shtetit ka thënë se KZAZ-të janë bërë objekt i sulmeve dhe i dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjekte politike opozitare, dhe shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të Bashkive, ish deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake, transmeton fokusi.info.

Ata akuzohen për veprat penale: shkatërrim i pronës me zjarr; dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore; kundërshtim i punonjësve të rendit publik; goditje për shkak të detyrës; kanosje për shkak të detyrës; mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik.

Për më shumë në videon e postuar nga policia e shtetit: