48 orë paraburgim për Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarët e MINT

Policia e Kosovës me urdhër të Prokuroria Speciale ka njoftuar rreth bastisjes në MINT si dhe pronat e Ridvan Muharremit, lidhur me aferën “Gruri dhe vaji”, e ku janë arrestuar tre persona. Personat e arrestuar janë Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe njeriu i afërt i Kurtit, Ridvan Muharremit, shkruan Fokusi.info.

Siç ka bërë të ditur policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimev, pas bastisjeve në disa lokacione të ndryshme ka arrestuar re (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L..

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Njoftimi i plotë:

ARRESTOHEN TRE PERSONAT R.M. H.G DHE I.L. PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE Prishtinë, 18 gusht 2023 –

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit./Fokusi.info