Haradinaj: Qeveria e shkarkuar po cenon Kushtetutën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për kufizimin e lëvizjes.

Ai ka thënë se Kushtetuta e vendit duhet të mbrohet nga cenuesit e saj e që sipas tij Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj.

Ai ka thënë se qytetarit të Kosovës i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.