5 persona të vdekur nga aksidenti tragjik, ndërron jetë motra medicinale në sallën e operacionit

Në rrugën Kurshumli – Prokuple, ka ndërruar jetë edhe personi i pestë, që ishte udhëtarë në autobusin i cili sot pësoi aksident me një kamion, me çka si pasojë e aksidentit është djegur i tëri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit si dhe dy persona të tjerë të cilët ishin shkrumbuar nga flakët që kaploi kamionin dhe autobusin, para pak kohe mësohet të ketë ndërruar jetë edhe personi i pestë, motër medicinale e cila pësoi lëndime të rënda trupore.

Bëhet fjalë për një 50 vjeçare me iniciale R.D, e cila kishte pësuar lëndime në kraharor dhe në pjesën e stomakut.

Aksidenti tragjik ka ndodhur sot në orën 6.50 të mëngjesit kur autobusi kishte kaluar në lentën e kundërt dhe ishte aksidentuar drejtpërdrejt me kamionin.