50 € për secilin! Kapen duke transportuar 10 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë nga Maliqi

Të arrestuarit akuzohen për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Korçës, për shkak se janë kapur duke transportuar 10 shtetas tëhuaj në mënyrë ilegale. Në pranga kanë rënë M.S., 27 vjeç, D.H., 26 vjeç, dhe Q.S., 25 vjeç, të tre banues në Maliq.

Sipas policisë pranë fshatit Melçan, Korçë, fillimisht është arrestuar  D.H., i cili u kap duke transportuar me një automjet në drejtim të Shkodrës, 10 shtetas të huaj. D.H në bashkëpunim me M.S., dhe Q.S., do t’i ndihmonin këta shtetas kundrejt fitimit prej 50 Euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme  drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit akuzohen për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Shqiptarja.com