Haradinaj në ShBA takon Palmer-in: Taksa 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Amerikë.

Haradinaj ka takuar edhe zv/asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Mathew Palmer.

Haradinaj tha se Palmer-it i ritheksoi se duhet arritur marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke.

Tutje Haradinaj shtoi se vendimi për taksën 100% ndaj Serbisë është vendosur për t’u mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe se ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Postimi i plotë: