50 zyrtarë arrestohen nga Inspektorati

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë zhvilluar një aksion dhe si rezultat i kësaj janë vënë në pranga 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, raporton Paparaci nga burimet brenda institucionit të sigurisë.

Të njëjta burime bëjnë të ditur, se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, ndërkaq të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.

50 të arrestuarit siç mëson mediumi online Paparaci, do të dalin para Gjykatës, në departamentin special.

Paparaci po ashtu raportoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy togerët, Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qaf Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafe Morine.

Mediumi do të iu mbajë të informuar tutje lidhur me rastin.