Abdixhiku anulon tenderin për autostradën Prishtinë –Gjilan

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka anuluar tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kështu ka njoftuar vet ministri përmes një postimi në Facebook.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”, njofton Abdixhiku.

Ai ka shtuar se Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon.