54 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, përcjell fokusi.info.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 22 prej tyre ishin aksidente me të lëndua,r ndërsa 32 vetëm me dëme materiale. Kurse, fatmirësisht nuk kishte aksidente fatale.

Policia e trafikut rrugorë gjatë këtyre 24 orëve ka shqiptuar 1mijë e 396 tiketa trafiku.

Ndërkohë që për vepra penale janë arrestuar gjithsej 27 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje.