54 të prekur me koronavirus në Pulmologji, prej tyre mjekë e pacientë

54 pacientë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë janë prekur me koronavirus. Të prekur me këtë sëmundje janë edhe pesë mjekë specialistë të kësaj Klinike.

Këtë e ka bërë të ditur pulmologu Flamur Marku, i cili ka thënë se 20 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Pulmologu Marku, foli edhe për furnizimin e paisjeve me shtretër dhe maska, duke thënë që nuk ka respirator sepse ato i posedon vetëm mjekimi intenziv dhe mjekësia sportive.

“Numri i të infekturarve në Klinikën e Pulmologjisë të konfirmuar pozitiv sot janë 54 persona dhe rrreth 20 prej tyre në pritje të rezultateve. Ne jemi të furnizuar me shtretër sigurisht është kapaciteti i jonë i Pulomologjisë dhe Dermatologjisë që ne e posdeojmë tani si Klinikë në menaxhim të rasteve me koronavirus. Jemi të furnizuar poashtu edhe me maska, mirpo respirator nuk kemi sepse ato i posedon vetëm mjekimi intenziv dhe mjekësia sportive”, shtoi Marku.

Ai tha se personat të cilët janë më të prekur nga koronavirus janë moshat e shtyra.

Tutje, Marku theksoi se rastet më të komplikuara në Pulmologji janë me pleumoni

“Moshat më përqindjen më të madhe të pacientëve të cilët i kemi të konfirmuar pozitiv janë moshat më të shtyra por kemi edhe mosha mesatare. Si komplikim më i rëndë i Coronavirusit është edhe Pleumonia apo inflamacioni i mushkërive kur dihet se roli i mushkërive është në furnizimin e organizimit me oksigjen dhe shkëmbimin e oksigjenit me dioksidin e karbonit dhe tani kemi shumë raste të cilat janë me pleumoni të rënda, e që kanë nevojë për tretman me atibiotik në spital por edhe më ndihmën e oksigjenit të vazhdueshëm” shtoi ai.

Ai bëri të ditur se me Coronavirus janë të prekur edhe 5 mjekë specialisttë kësaj klinike.

“Mjekë Pulmologë të infektuar deri më tani janë 5 mjekë specialist Pulmologë dhe një specializante. Në punën kryesore e bëjmë në Pulmologji po sigurisht që e kemi çdo kujdestari”, shtoi ai. /eo